Lajmi i rremë i 1400 kontiniereve nga Italia, Prokuroria italiane: Pas tij fshihet këshilltari i Metës
Në 2017, një Fake-News shkaktoi jo pak trazira në politikën në vend, por që u sqarua për disa ditë.

Bëhet fjalë për lajmin se 1400 kontenierë me mbetje toksike nga Italia kishin hyrë në Shqipëri për t'u groposur, i cili u hodh poshtë shumë shpejt.

Pikërisht për këtë cështje, Prokuroria dhe anti-mafia italiane, pretendon se lajmi u sajua nga këshilltari i presidentit Ilir Kulla.

“Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës” deklaron anti-mafia italiane. Ky zbulim ka ardhur pas finalizimit të operacionit “Planeti Italia”, ku është prangosur ish-senatorit Sergio Gregio, botuesi i “Pianeta Italia NeWs”, që publikoi lajmin, bashkë me një grup, që sipas anti-mafias italiane janë një grup i strukturuar kriminal.

Grupi akuzohej për mashtrim, pastrim parash dhe zhvatje, dhe gjatë përgjimeve është zbuluar edhe lidhja me Ilir Kullën. Në shkrim thuhet se Kulla ka hyrë në Itali dy ditë para se të botohet artikulli i rremë tek Pianeta Italia.

Pjesë nga shkrimi

Gjatë hetimeve, u shfaqën një seri “elementesh në lidhje me një aferë të lidhur me Shqipërinë dhe në një përpjekje të De Gregorio për të kontribuar në kushtëzimin e situatës politike të këtij vendi në mënyrë që të fitonte një fitim të mëvonshëm”.

Zbulimi u bë kundër një kredie për De Gregorio, i cili “do ta kishte përdorur atë për të financuar veprimtaritë e Ilir Kullës. Kush është Kulla? “Ai është një personalitet i shquar politik në vendin e tij, një ekspert i sigurisë dhe analist gjeopolitik, në marrëdhënie të mira me Italinë për vite me rradhë”, thuhet në raportin Mobile.

“Nga burimet mësojmë se Kulla ishte një këshilltar politik i dy presidentëve: Meta dhe Mejdani dhe ulet në Këshillin e Atlantikut”. Kjo nuk është e gjitha. “Kulla është gjithashtu një mik personal i Salah El Din Kuftaro, djali i Myftiut të madh, autoriteti më i lartë fetar në Siri dhe drejtori i Abuu Nour, fondacioni më i rëndësishëm islamik në Lindjen e Mesme”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Duke pasur miqësi të shkëlqyera në Romë, ai ishte gjithashtu një nga ndërmjetësit për lirimin e dy vajzave të rrëmbyera në Siri, Simona Torretta dhe Simona Pari”. Sipas asaj që doli nga përgjimet, “Kulla i kishte dhënë një mandat De Gregorio për të organizuar, përmes njohurive të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shtypi përçarëse për qeverinë shqiptare, e cila do të bënte që ajo të binte”. Vetë Kulla “kishte mbërritur në Itali në 26 shkurt 2017 në mënyrë që të ndiqte nga afër ngjarjen”.

Por si u përhap skandali i mbetjeve që do të depozitoheshin në Shqipëri?

Më 27 shkurt 2017, në kohën kur opozita ishte në çadër, një faqe italian“Pianetaitalianeës.it”, e regjistruar në emrin e gruas së ish-senatorit italian të akuzuar për korrupsion Sergio De Gregorio, pjesë e së djathtës italiane, publikoi një shkrim i cili trazoi politikën shqiptare janë futur 1400 konteinerë me mbetje.

“1300 konteinerë me plehra të nisur nga brigjet italiane dyshohet se janë groposur në Shqipëri. Mbetjet kanë hyrë në territorin shqiptar për të shkuar transit drejt Maqedonisë, por për to nuk ka më gjurmë të kenë kaluar në doganën e Qafë Thanës.
Kamionët me nga 22 tonë secili duhej të shkarkoheshin në Maqedoni dhe janë nisur gjatë vitit 2016 nga porti i Gioia Tauro në Kalabri.”,-thuhej në shkrim.

Shtuar më 05/06/2020, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori