Lajmi i rëndësishëm për pensionet me Greqinë, Italinë dhe SHBA-të
Mijëra shqiptarë prej vitesh ndodhen ne emigracion dhe për tu ardhur në ndihmë Bashkimi Europian po diskuton me disa vende kyç në mënyrë që tu njihen pensionet.

Shqipëria ka firmosur disa marrëveshje për sa i përket kësj çështje kryesisht me Italinë.

Megjithatë, asgjë konkrete nuk është arritur me vendet ku jetojnë më së shumti shqiptarët, Itali, Greqi SHBA, Kanadaja apo Anglia.

Vitet e fundit Italia ka rënë në dakortësi për ët bërë të mundur njohjen e pesnioneve për 240 mijë shqiptarë, që kanë derdhur kontribute të rregullta në këtë vend.

Mbi bazën e ligjit Italian, të gjithë ata që kanë derdhur kontribute për mbi 10 vjet përfitojnë të paktën një pension minimal prej 460 eurosh, i cili pas marrëveshjes mund të tërhiqet edhe në Shqipëri.

Por me Grerqinë ku numri i emigrantëve shqiptarë është tepër i madh situta është më e zbehtë, kjo për shkak të krizës financiare që kaloi ky shtete.

Për të zgjidhur këtë situatë, Shqipëria për herë të parë ka emëruar një Koordinator Kombëtar për Çështjen e Pensioneve, që është njëkohësisht edhe një prej zëvendësministrave të Punëve të Jashtme.

Kjo risi u bë e ditur gjatë punimeve të Samitit të Dytë të Diasporës, të mbajtur në Tiranë midis dative 28 shkurt-3 mars.

Në fokusin e koordinatorit, do të jetë në radhë të parë Italia dhe Greqia, dy vendet me më shumë popullsi shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori