Lajmi i mirë: Numri i të shëruarëve më i madh se sa të infektuarëve me COVID-19

Numri i të shëruarve nga COVID-19 kalon numrin e rasteve aktive me COVID-19.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar grafikun e ecurisë së përhapjes së infeksionit të COVID-19 në vendin tonë, ku vihet re se numri i të shëruarve ka kaluar numrin e të infektuarve aktivë.

Siç edhe shihet nga grafiku, kemi aktualisht më datë 11 prill, 217 të shëruar, teksa numri aktiv i të infektuarve është 206.

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se, në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3 877 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 446 raste.

Ministria informoi se janë 20 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngjitur numrin e të shëruarve në total në 217.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

Shtuar më 13/04/2020, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori