Zjarr në një banesë në Shkodër, gjendet pa jetë një i moshuar
Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Mësohet ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” në Shkodër dhe në banesë është gjetur pa jetë një i moshuar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i moshuari është gjetur nga zjarrëfikësit të cilët kanë tentuar të shuajnë flakët e zjarrit.

Ndërkohë sipas raportimeve, zjarri rrezikon edhe tre banesa të tjera ngjitur. Në vendin e ngjarjes ndodhen 3 zjarrfikëse që po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi. Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga shtëpitë që rrezikojnë nga flakët./albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori