Vlonjatit i shpërthejnë banesën për herë të dytë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit, një sasi eksplozivi ka shpëthyer në banesën e një 57-vjeçari në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Lirimi" pranë rrugës "Demokracia", ku dyshohet se pranë derës së kësaj banese (kati II) është vendosur një sasi e vogël lëndë shpërthyese.

Si pasojë e shpërthimit, kemi vetëm dëmtime të pjesshme të derës së banesës. Në momentin e ndodhjes së ngjarjes, nuk ka patur njeri në banesë.

Bëjmë me dije se këtij objekti (lokal-banesë) i është vendosur eksploziv edhe disa ditë më parë, me pasoja të lehta materiale.

Policia vijon veprimet hetimore në lidhje me zbardhjen e ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori