Tragjedi në plazhin e Velipojës, mbytet vogëlushi nga Mitrovica
Një i mitur është mbytur pak minuta më parë në plazhin e Velipojës.

13-vjeçari L.I nga Mitrovica është nxjerrë pa jetë në bregun e detit nga pushues të tjerë ndërkohë që nuk bëhen të ditura detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmije L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 05/08/2017, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori