Të shtëna me armë në Bulqizë, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake të shtënat me armë zjarri kanë tronditur zonën e"Urës së Çereneçit" ndërsa mësohet edhe identiteti i personit të plagosur.

I plagosur ka mbetur Mirdash Osmani, mbi të cilin ka qëlluar Blerim Skara.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori