LAJMI I FUNDIT/ Shemben 4 katet e një pallati 20-katësh tek Shkëmbi i Kavajës
Janë shembur katër katet e një pallati 20 katësh tek “Shkëmbi i Kavajës”.

Shembja ka nisur mesditën e sotme, ndërsa bëhet fjalë për një pallat të ndërtuar në vijën e parë të bregut të detit.

Banorët që jetojnë aty janë terrorizuar nga ky veprim, pasi bëhet fjalë për katet e sipërme të pallatit.

Ata bëjnë me dije se ky pallat i përket biznesmenit të njohur E. Sh, i cili ka ndërtuar në Durrës edhe një tjetër pallat 30-katësh./albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori