Përfundon mbledhja e Ramës me koordinatorët: Ja sa ministra pritet të ikin
Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryeminstrit Rama me ministrat dhe koordinatorët e qarqeve në PS.

Pas mbledhjes në fjalë, mësohet se numri i minitrave që do të ndryshohen nuk do të jetë tetë sa ç'ishte përfolur më parë, por katër.

Ndryshimet e fundit të pritshme në qeveri, socialistët theksojnë se bëhen në kuadër të ndarjes së partisë nga pushteti ekzekutiv në mënyrë që të mos ndikohet në rezultatin e zgjedhjeve si edhe në fushatën elektorale.

Kur u mësua dje për largimin e Saimir Tahirit, burime nga Partia Socialiste bënë me dije se ai nuk do të ishte i vetmi dhe se do të ndiqej nga të tjerë ministra.

Të larguarit do të jenë drejtues të fushatës së PS-së qarqe.

Deri më tani ishin përfolur për nëntë prej tyre duke përfshirë edhe zv.kryeministrin Niko Peleshi. /Albeu.com/


Shtuar më 12/03/2017, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori