E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
LAJMI I FUNDIT/ Merr letrën e transferimit nga puna, infermierja tenton vetëvrasjen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një infermiere në QSUT ka tentuar të vrasë vetën duke konsumuar një sasi të madhe ilaçësh.

Mësohet se infermierja e identifikuar me inicialet A.P e ka kryer këtë veprim pasi ka marrë letrën e transferimit nga puna.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 38-vjeçarja punonte infermiere në Qëndrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë dhe transferimi i saj do të bëhej nga Kirurgjia tek Djegiet-Plastika.

Po ashtu, raportohet se pas overdozës së medikamenteve, infermierja ka rënë në gjendje kome, ndërsa ndodhet në Reaminacionin e QSUT-së.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në orën 18: 30.

38-vjeçarja mësohet se pas konsumimit të mbi dozës së ilaçeve ka shkuar në shtëpi ku është kthyer në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga Drejtoria e Spitalit bëjnë me dije se ekziston një urdhër qarkullimi për infermierët por nuk preket as paga as orari.
/albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori