LAJMI I FUNDIT/ Mbytet një person në plazhin e Golemit
Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare këtë verë.

Mësohet se rreth mesditës ka humbur jetën duke u mbyturplazhin e Golemit një burrë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur me inicialet F. A., 69 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Shtuar më 07/09/2017, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori