Makina shtyp të miturin në Tiranë
Pëlqej
Sot rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj, automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjetin ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës.

Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.
Shtuar më 19/06/2017, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori