LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën 5-vjeçarja në Vlorë, bie aksidentalisht nga kati i dymbëdhjetë
Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku ka humbur jetën një vajzë vetëm 4 vjeçare.

Mësohet se fëmija ka rënë aksidentalisht nga kati i dymbëdhjetë i palllatit duke humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vLorë në lagjen “29 Nëntori”.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vajza ka rënë nga ballkoni.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në lagjen "29 Nëntori", një fëmijë i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.

Fëmija është i seksit femër, rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V. J.

Dyshohet se ka rënë nga kati i 12-të i një pallati pranë vendit të quajtur "Ish firma Gjallica" (përballë shkollës së mesme "Ali Demi").

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori