LAJMI I FUNDIT/ Gjendet të vdekur burrë dhe grua në një kasolle në Pogradec
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku ditën e sotme rreth orës 00:10 është njoftuar se në fshatin Velçan në Pogradec, në një kasolle janë gjetur trupat e një burri e një gruaje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktimat janë Erzen Tora, 26 vjeç dhe Fatbardha Tora, 23 vjeçe, dhe mësohet se ishin burrë dhe grua.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin.

Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre) ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja F.T dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit. Konflikti mendohet të ketë ndodhur, për motive të dobëta, midis dy bashkëshortëve.

Trupat e tyre janë transportuar në morgun e Spitalit të Pogradecit, ku pritet të kryhet autopsia. Nga ana e Policisë, po kryhen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori