Këndoi himnin e Liverpool, Dua Lipa shpërblehet nga legjenda e klubit anglez

Dua Lipa ka performuar të premten në Liverpool dhe fansat kanë mbetur të magjepsur prej saj.

Pas performancës, ajo është takuar me legjendën e klubit anglez të Liverpool, Jamie Carragher. Këngëtarja 26-vjeçare ka shkrepur një foto me ish- lojtarin e Liverpool dhe babain e saj, ku duket qartë një fanellë e Liverpoolit me mbiemrin e saj dhe numrin një.

Kënga e saj “One Kiss” ëhstë zgjedhur nga fansat e “The Reds” dhe këndohet shpesh në stadiumin e tyre.

Kënga tashmë është bërë një himn për Liverpoolin dhe luhet në “Anfield” përpara çdo ndeshjeje dhe përpara mijëra tifozëve të cilët e këndojnë së bashku.

Ajo këtë këngë e ka kënduar në finalen e Champions League të vitit 2018, ku Liverpool u mposht nga Real madrid me rezultatin 3-1./ h.ll/albeu.com