Identifikohen dy nga grabitësit e milionave në aeroportin e Rinasit
Gjenden dy predha të kalibrit të rëndë në Kukës
Dy predha të një kalibri të madh janë gjeturKukës mesditen e kësaj të hënë duke alarmuar policinë lokale si edhe autoritetet në Tiranë.

Mësohet se dy predhat janë të kalibrit 80 dhe 120 mm dhe përdoren nga topat.

Predhat janë gjetur pranë dy pallateve. Forcat e policisë kanë marrë në ruajtje zonën e veprimit dhe kanë evakuuar banorët.

Policia ka dhënë alarmin dhe njëra prej tyre është gati për të shpërthyer pasi janë konstatuar plasaritje.

Predhat ishin gjetur nga disa fëmijë dhe po transportoheshin me karrocë duke rrezikuar seriozisht jetën. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori