Bllokohet votimi tek "Gjon Buzuku" në Tiranë, persona nga jashtë kërcënojnë votuesit
Pak minuta më pare është bllokuar votimi në Qendrën e Votimit 1785/2 në shkollen "Gjon Buzuku".

Sekretari i komisionit nuk lejon votimin e grave pa certifikatë martese duke sjellë edhe reagimin e komisionerëvetë tjerë se Kodi Zgjedhor lejon votimin sepse numri personal ështe i njëjtë.

Në debat e sipër sekretari i komisionit, përfaësues i Partisë Demokratike doli jashtë duke bllokuar votimin.

Në debat kanë nderhyrë edhe persona të pautorizuar nga jashtë duke kërcenuar votuesit. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2017, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori