Lajme të këqija nga moti, ky është parashikimi për sot
Situata e motit në vendin tonë për ditën e nesërme pritet të jetë sërish me kthjellime dhe vranësira.

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por duke iu afruar mesditës vranësirat shtohen duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në zonat verilindore dhe Juglindore.

Ndërkohë, në orët e pasdites pritet permiresim i motit edhe në zonat Lindore duke bërë që Shqipëria të kalojë në kushtet e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke bërë që maksumi në rang territori të mbetet 29 – 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. /albeu.com/


Shtuar më 23/05/2018, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori