Lajme të këqija: Ky është parashikimi i motit për nesër
Të enjten pasdite dhe nesër, të premten, priten në përgjithësi, reshje lokale të dobëta shiu.

Reshjet mund të prekin kryesisht zonat malore të qarqeve gjatë pasditeve.

Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës, por me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT

Nesër, e premte, datë 20 korrik, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C
në vendet e ulëta: 19 / 31 °C
në vendet malore: 14 / 28 °C

ERA
Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës (për momente të shkurtra deri e fortë). /albeu.com/

Shtuar më 19/07/2018, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori