Lajme jo të mira nga moti! Harrojeni diellin, ja kur rikthehen rrebeshet e shiut
Sinoptikania Adiola Bani ka zbuluar se në fundjavë do të nisin reshjet e shiut dhe vranësirat, të cilat do të vijojnë për të gjithë javën.

Në intervistën për emisionin “Me Xhaxhiun”, Bani sqaron se e vetmja ditë kur të gjithë mund të shijojnë rrezet e diellit është e Shtuna.

“Duhet të shijojnë të shtunën nëse kanë vendosur të largohen nga Tirana apo të pushojnë, por e diela na sjell prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut në territorin shqiptar.

Duke filluar nga nata duke u gdhirë e dielë dhe e gjithë dita deri në orët e pasdite do të ketë vranësira e reshje shiu, por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime”, tha Bani.

Sa i përket javës së ardhshme, e cila është e fundit për muajin Tetor, Bani thotë se do të ketë përmirësime të motit vetëm ditën e Enjte dhe të Premte.

“Java e fundit e muajit tetor do të paraqitet tipike e vjeshtës se do të kemi herë pas here prezencë të vranësirave, rrebeshe shiu, kryesisht dita e martë do të na sjellë reshje shiu deri mesatare në territorin shqiptar në zonat malore.

E enjta dhe e premtja do të paraqiten në kushtet e motit të kthejllët. Fillim java që vjen do të paraqitet e paqëndrueshme me vramësira dhe reshje shiu”, tha Bani
Shtuar më 23/10/2020, ora 21:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori