Lajm: Kosova, gjysmështet pa ulëse në OKB, pa ushtri e pa diplomaci
Albeu.com
Gazeta kosovare Lajm,  informon për pakon jozyrtare të Marti Ahtisaarit. Sipas Lajmi-t, Kosova do të jetë një gjysmështet, pa ulëse në OKB, pa ushtri e pa diplomaci dhe pa shtrirje të kontrollit në tërë territorin e vendit, pra një formë më e avancuar e protektoratit.
Derisa Prishtina zyrtare po bën përgatitjet teknike për festimin e ditës së pavarësisë, i dërguari special për statusin është përkujdesur që fjala ‘pavarësi’ të mos zërë vend askund në fjalorin e tij. Ky term madje nuk do të përdoret as në rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila pritet të jetë gati diku kah muaji mars i 2007-ës. Pa ulëse në OKB, pa ushtri e pa diplomaci... pa shtrirje të kontrollit në tërë territorin e vendit - ky është (gjysmë)shteti më i ri në Evropë sipas projektit “Ahtisaari”.
{nl}
{nl}
“Ky propozim nuk është për shtet të Kosovës, por i hap rrugën ndërtimit të shtetit të Kosovës”, thotë Hajredin Kuçi
    
{nl}
Siç edhe është pritur, pakoja e të dërguarit special për statusin nuk do t’i kënaqë asnjërën nga palët; Kosova merr një pavarësi gjysmake, ndërsa Serbia ende shtrin autoritetin në disa enklava serbe të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore.
{nl}
Pa ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pa ushtri e diplomaci, Kosova do të marrë epitetin e shtetit me ‘sovranitet të kufizuar’, ndërsa termi ‘pavarësi’ nuk do të përfshihet madje as në rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit, e cila mendohet të jetë gati diku në muajin mars të vitit 2007.
{nl}
Gjithashtu, Kosova, sipas formulimeve ndërkombëtare nuk do të ketë sovranitet të jashtëm, pasi ai do t’i dorëzohet Zyrës Civile Ndërkombëtare të BE-së, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i kësaj të fundit do të ketë aq mandat sa t’i shfuqizojë vendimet e presidentit e kryeministrit kosovar. Një Civil Led Organization do ta zëvendësojë Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Qeveria e Kosovës do të ngelë pa autoritet mbi pjesën veriore të Mitrovicës, ku institucionet e Serbisë megjithatë do të vazhdojnë të operojnë.
{nl}
“Ky propozim nuk është për shtet të Kosovës, por i hap rrugën ndërtimit të shtetit të Kosovës. Në këtë fazë, Serbia do ta dalë nga loja, ku do të mbeten vetëm Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare”, thotë Hajredin Kuçi, ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare.
{nl}
Sipas tij, ky është “skeleti” i propozimit të Ahtisaarit, i cili ende nuk është zyrtar, por që mund të ketë elemente nga propozimi i tij, e që në rastin konkret e zhbllokon Rezolutën 1244 që është pozitive, por në anën tjetër propozimi nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve të Kosovës për shtet sovran e të pavarur.
{nl}
“Dhe unë do ta quaja lëvizje nga një status- quo në një tjetër, por kësaj radhe me më shumë mundësi që lëvizjet në drejtim të ndërtimit të shtetit të pavarur e sovran të jenë më të shpejta. Do të mbetet në dorën e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare qe t’i bëjnë këto lëvizje në koordinim dhe sa me shpejt që është e mundur”.
{nl}
Për Ibrahim Gashin, ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare dhe profesor i diplomacisë në Universitetin e Prishtinës, një pavarësi me kushtëzime të tilla nuk do të jetë zgjidhje dhe vështirë se do të pranohet nga pala kosovare.
{nl}
“Zgjidhja e propozuar do të sillet ndërmjet sovranitetit të plotë dhe sovranitetit të mbikëqyrur dhe gjasat më të mëdha i ka ky i fundit, për të përfshirë edhe Rusinë në vendimmarrje. Tani po përmendet edhe zgjedhja tajvaneze për Kosovën, e që nuk ka shume gjasa të ndodhë”.
{nl}
Dokumenti i hartuar nga Martti Ahtisaari, por që nuk është zyrtar, ka paraparë konturat e përgjithshme të shtetit të ardhshëm të Kosovës, dokument ky i cili paraqet kompromisin mes Beogradit dhe Prishtinës për shtetin e ri pa komponentët me të rëndësishme shtetërore.
{nl}
“Një shtet të tillë s’ kam pasur rastin ta shoh në Evropë. Por, absolutisht Kosova do t’i ketë të gjitha komponentet shtetërore dhe  s’do të ketë kufizime, përveç në të drejtat e minoriteteve. Në një periudhë dy- tre vjeçare do ta ketë edhe ulësen në OKB, por së pari duhet të aplikojë”, tha për “Lajm”, zëvendëskryeministri Lutfi Haziri.  
{nl}
Derisa, në sytë e Hazirit, vendimet e Ahtisaarit shkojnë në favor të Kosovës, për Veton Surroin, kryetar i “Ora”-s, dykuptimësia për statusin, rreziku nga ndarja faktike e Mitrovicës dhe kapaciteti i madh ndërhyrës ne qeverisje i bashkësisë ndërkombëtare pas statusit paraqesin rreziqe për kosovarët. Ndonëse, nuk duket rrezik në sytë e Ekipit Negociator të Kosovës, sipas të cilit shteti i ri i pavarur tashmë po vjen.
{nl}
“Ajo që dimë në vija të trasha është se ai dokument do ta rrumbullakojë Kosovën si shtet të  pavarur e sovran. Në momentin që të merret dokumenti, Grupi i Unitetit do ta shqyrtojë dhe më pas do të dalë me vlerësime dhe reagime”, tha zëdhënësi i EN-së, Skender Hyseni, duke mos dashur t’i komentojë pjesëzat e pakos së Ahtisaarit, i cili sanksionon fjalën ‘pavarësi’.
{nl}
nga Sebahate Shala, Lajm
Shtuar më 31/10/2006, ora 16:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori