Lajm i zi! Ditmir Bushati humb njeriun e shtrenjtë

Ditën e sotme është ndarë nga jeta babai i ish-ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit.

Mësohet se Sulejman Bushati ka mbyllur përfundimisht sytë këtë të diel ndërsa kujtojmë se i ndjeri, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës. në vitet 1970-1974, me arsim të lartë.

Në periudhën e mëpasme, Bushati Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.

Reagimi i Bushatit:

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenti ynë!

Shtuar më 09/08/2020, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori