Lajm i trishtë! Në moshë të re, ndahet nga jeta kandidatja për deputete e PD-së
Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Lushnjes.
Një lajm i trishtë vjen nga Lushnja, ku kandidatja për
deputete e PD-së,
Ardita Gjyla ka ndërruar jetë në moshë të re.
Ajo është edhe bashkëshortja e trajnerit të Lushnjes, Ilir
Gjyla.
Në të kaluarën
Gjyla ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.
Dega e Partisë Demokratike në
Lushnje i ka dedikuar një postim, teksa ka përshkruar edhe kontributin e saj në shoqëri dhe në PD.
Ardita Gjyla ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak me siglën e PD-së, anëtare e Kryesisë së degës së PD-së
Lushnje, kandidate për
deputete, drejtuese në Arsim dhe nivele të tjera vendore.
Postimi i plotë i degës së PD-së, Lushnjë:
Lamtumire
Ardita Gjyla!
Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te
Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj. Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se
Lushnje, kandidate per
deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot
Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD
Lushnje.
Ne ato kohe te veshtira politike e shoqerore kur roli i gruas shihej me dyshim dhe mungese besimi,
Ardita ka mare pergjegjesi duke perfaqesuar denjesisht gruan dhe PD-ne
Lushnje.
PD
Lushnje shpreh ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes per kete nene, grua, arsimtare, aktiviste dhe kontribuese ne jeten politike e sociale te qytetit te Lushnjes duke dhene kontributin e saj te cmuar.
I paharruar roli dhe kontributi i saj per qytetin e Lushnjes dhe per PD-ne
Lushnje.
PD Dega
Lushnje /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2021,
ora 16:13