Lajm i trishtë, ndërron jetë vogëlushja që e përplasi makina bashkë me gjyshin
Policia e kryeqyteti bën të ditur se ka ndërruar jetë vajza 5-vjeçare, e cila një ditë më parë u përplas nga një makinë në periferi të Tiranës, tek pallatet “Malazjane” pranë Kthesa e Kamzës.

Vajza ishte duke kaluar rrugën bashkë me gjyshin e saj kur janë përplasur nga një makinë.

Mësohet se gjyshi i vogëlushes eshte shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa mbrëmë kanë qenë kalimtarët, atë që kanë telefonuar në numrin e Emergjencave 112.

“Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se Xhaferr Kallari, 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, A.K., 5 vjeçe, kanë qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip “Volkswagen” me drejtues I.H” thuhej në njoftimin e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori