Mësuesi dhe inxhinieri i njohur Bashkim Sefa ka ndërruar jetë në moshën 79-vjecare.
Për vite me radhë përgatiti breza të tërë gjimnazistësh në
shkollën industriale, por njihet edhe si një nga nismëtarët e
themelimit të
degës lokale të Partisë Demokratike.
Lajmin e trishtë e dha kreu i PD
Durrës, Ferdinand Xhaferraj, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku shprehu pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-inxhinierit të njohur.
“Jam i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të inxhinier Bashkim Sefa, një nga nismëtaret e
themelimit të
degës së PD
Durrës dhe një nga drejtuesit e përkushtuar vendor në vitet e para të demokracisë.
Inxhinier Bashkimi ishte një nga mesuesit e përkushtuar dhe talentuar duke edukuar breza të tërë në
shkollën industriale Durrës.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten, Rina dhe fëmijët. U prehtë në paqe!”,- shkruan Xhaferraj në rrjete sociale.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 23:26