Lajm i trishtë, humb betejën me koronavirusin efektivi i policisë!
Gjatë ditës së sotme edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës Nexhmi Rudari.

Rudari përmes një statusi në Facebook tha se polici Hakif Hodolli humbi sot jetën, pasi që nuk ka mundur të përballojë koronavirusin.

Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë 9 persona ndërruan jetë në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit.

Njoftimi i plotë i Nexhmi Rudari:

Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.

Hakifi ishte pjestar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!
Shtuar më 19/08/2020, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori