Lajm i rëndësishëm për mjekët: 2.5 milionë lekë më shumë se paga për mjekët në rrethe
Ditën e sotme
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftoi sot publikisht
mjekët specialistë të interesuar të punojnë në
spitalet rajonale dhe bashkiake, të paraqesin kërkesën e tyre për tu punësuar me bonus 2.5 milion lekë (të vjetra) mbi pagën.
Pak ditë pas miratimit të vendimit për rritjen e masës së bonusit nga Qeveria,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli specialitetet për të cilat kërkohet punësimi i mjekëve, sipas nevojave të spitaleve.
Ministria fton mjekët specialistë të specialiteteve:
-kirurgji
-anestezi reanimacion
-kardiologji
-obstetrikë-gjenekologji
-neurologji
-pediatri,
-imazheri
-mjekësi interne
-ortopedi-traumatologji
Mjekët të cilët janë të gatshëm të punojnë në
spitalet rajonale apo bashkiake, për të ofruar shërbim mjekësor për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, me të drejtë rinovimi, me kushte dhe aktivitet të përcaktuar, bazuar në vendimin e marrë për masën e bonusit deri në 250 mijë lek plus pagën e mjekut, të paraqesin kërkesën e tyre në adresën e-mail:
[email protected] brenda datës 01.02.2018. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018,
ora 11:35