Makina luksoze, flamunj kuq e zi dhe valle, qindra shqiptarë “pushtojnë” Londrën për festën e Pavarësisë (VIDEO)

Jo vetëm në Shqipëri, festa e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka tundur rrugët e Londrës.

Qindra shqiptarë me flamunj kuq e zi, e me makina luksoze si Lamborghini, Mercedes, Audi, Range Rover dhe Porsche 4×4, që bllokuan trafikun rreth ëestminster, ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqeshin të lëviznin automjetet.

Në një artikull të “Daily Mail”, shkruhet se makinat kryenin rrotullime në rrugë ndërsa të rejat që ishin në rrugët e Londrës kishin veshur fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë.