Aloe Vera shkakton kancer? Nutricionisti shqiptar sqaron raportin e OKB-së

Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike dhe nutricionist i njohur nga Suedia,ka folur për debatin e ditëve të fundit mes specialistëve në lidhje me një raport të OBSH, sa i takon futjes së Aloe verës në listën e substancave kancerogjene.

“Në fillim të bisedës dua të qartësoj se lajmi u bë viral për shkak të një studimi që thotë se FDA ka parë element kancerogjen në lëkurën e Aleo verës, por duhet sqaruar se të dhënat i referohen lëkurës së jashme dhe jo xhelit të bimës” tha Altini, duke kundërshtuar që Aloe vera ka efekte negative. ”Lëkura mund të ketë probleme, por përdorimi i xhelit të bimës, është e provuar shkencërisht që ka vetëm efekte kurative në organizmin e njeriut” shtoi Altini për Report Tv.

“Sipas studimeve, xheli i Aloe verës ndihmon zorrët, stomakun, shëndetin e flokëve dhe vetëm të mira ka për organizmin, ndërsa studimi ka në qendër vetëm lëkurën që ende nuk kanë dalë prova shkencore që të tregojnë lidhje të drejtpërdrejtë më kancerin. Nutricionisti Joka e konsideroi të rëndësishme që të shpjegonte këtë detaj që sipas tij ka krijuar lajme virale, të cilat krijojnë panik tek njerëzit, pa qenë e nevojshme. Në fund të bisedës ai theksoi se njerëzit duhet të vazhdojnë të përdorin Aloe verën, pasi efektet e saj kurative kanë shumë vite që mjekësia i njeh shumë mirë.


Shtuar 8.07.2023 13:17