Europa league, Marash Kumbulla bën bomberin, super gol ndaj Sociedad (VIDEO)

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ishte protagonist në fitoren 2-0 të Romës ndaj Real Sociedad, sfidë kjo e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europa League.

Kumbulla arriti të shënonte golin që vulosi triumfin e verdhekuqëve në minutën e 87-të, pas atij të shënuar nga El Shaarawy në minutën e 13-të.

Po me të njëjtin rezultatin 2-0 fitoi edhe Bayer Leverkusen kundër Ferencvaros, ndërsa Arsenal nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 2-2 me Sportingun e Lisbonës në transfertë.


Shtuar 9.03.2023 20:48