Lajm i mirë për shqiptarët e Amerikës
Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme për gjithë ata që jetojnë në SHBA.

Në mënyrë zyrtare është njoftuar se pjesë e listës së gjuhëve është tashmë edhe gjuha shqipe.

Mediat e huaja raportojne se janë 60,000 banorë shqiptare që jetojnë në Nju Jorku, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të bere ne vitin 2015.

Më shumë se gjysma banojnë në Neë York City, ne lagjet Bronx, Pelham Parkëay, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

PS 105 në Morris Park do të jetë shtëpia e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-anglisht.

Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, tha se është krenar që ka punuar per vendosjen e programit të ri. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori