Gati biletat? Rama u jep një tjetër ditë pushimi administratës
Ditën e sotme është miratuar një tjetër festë zyrtare.

Me propozimin e përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës Endri Zeva është miratuar që data 5 shtator që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet.

Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori. /albeu.com/

Shtuar më 18/01/2018, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori