Stuhi shiu në Shqipëri, breshër dhe gurë në rrugë, vështirësohet kalimi në Librazhd (VIDEO)

Moti është bërë i paparashikueshëm gjatë ditëve të fundit në Shqipëri. Një ditë më parë të banorët e Tiranës ishin dëshmitarë të një stuhie të paprecedentë shiu në kryeqytetet.

Ndërkohë që ditën e sotme stuhia ka “zbritur” në Librazhd.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Siç shihet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e AlbEu.com, në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur kthesa e Murrashit ka reshje të dendura shiu, si dhe rrëshqitje gurësh në rrugë duke vështirësuar qarkullimin.

Gjithashtu rportohet që në zonë të ketë patur edhe një sasi të konsiderueshme breshëri.


Shtuar 27.05.2023 18:29