Lajm i mirë! Nesër rinisin aplikimet për Lotarinë Amerikane
Ditën e nesërme më datë 18 tetor 2017 rinisin aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Në një njoftim zyrtar, ambasada e SHBA-së bën me dije se aplikimet e bëra deri më tani janë dregur, kjo për shkak të problemit në serverin e faqes së Lotarisë Amerikane.

“Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit NUK penalizohet nese kryen nje aplikim te ri gjate periudhes se re te reëgjistrimeve, pasi ai aplikim i kryer perpara 18 Tetorit 2017 per DV-2019 nuk quhet i vlefshëm.

Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm.
Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV-2018 (nëse keni aplikuar)”- njofton ambasada.

Kostoja nëse përzgjidheni

“Nese perzgjidhesh: 330 dollare eshte tarifa e aplikimit per vize per person, 205 vizita mjekesoredhe pasi ke marre vizen, 220 per leshimin e green card. Keto tarifa mund te jene subjekt i ndryshimeve – pra qe nuk varen nga ne”- njofton ambasada.

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë.

Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit.

Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00, ora lokale e Shqipërisë”, nënvizohet në njoftim. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2017, ora 08:51
Tage: lotarinë

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori