Tre ushqime që kanë më shumë kalcium se qumështi

Nuk janë të paktë ata që nuk e dinë se produktet e qumështit nuk janë burimi i vetëm i kalciumit për organizmin.

Kalciumi është thelbësor për dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe ndihmon në parandalimin e osteoporozës. Ky metal është gjithashtu i përfshirë në funksionimin e sistemit muskulor dhe rregullimin e mpiksjes së gjakut, transmetimin e sinjaleve përmes sistemit nervor dhe kontrollin e rrahjeve të zemrës.

Megjithatë, ka ushqime alternative me kalcium nëse nuk dëshironi të pini qumësht.

1. Salmoni

Një porcion salmon i freskët 180 g. siguron 340 mg kalcium. Peshku i shijshëm është gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore të shëndetshme omega-3 dhe vitaminës D.

2. Tërshërë

Një filxhan tërshërë siguron 400 mg kalcium. Duke shijuar tërshërën për mëngjes të kombinuar me një gotë qumësht, do të plotësoni 70% të nevojave të trupit tuaj për kalcium që në vaktin e parë të ditës. Në të njëjtën kohë, falë sasisë së konsiderueshme të fibrave bimore që përmban, tërshëra do t’ju mbajë të ngopur për shumë orë.

3. Sardelet

Një porcion prej vetëm 90 gramësh siguron 370 mg kalcium.


Shtuar 16.05.2023 18:20