Lajm i mirë! Borell zhvillon videokonferencë me Ramën dhe jep mesazhin plot shpresë për Shqipërinë
Ministri i BE për punët e jashtme, Josef Borell zhvilloi një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme.

Përfaqësuesi i Lartë përshëndeti angazhimin e Kryeministrit Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE dhe përparimin e vendit në përmbushjen e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020, të cilat vendi është afër përmushjes së plotë, në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare.

“Me Shqipërinë, më afër se kurrë në fillimin e negociatave të pranimit në BE. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm për ta cuaqr vendin në hapin tjetër”, tha Përfaqësuesi i Lartë dhe nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli.

Sa i përket politikës së jashtme, Përfaqësuesi i Lartë Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE.
Shtuar më 03/11/2020, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori