Lajm i keq! Rrezikshmëri e lartë, Zvicra vendos karantinën për shqiptarët
Zvicra ka përditësuar listën e vendeve, qytetarët e të cilëve do të detyrohen të vetëizolohen nëse hynë në territorin e saj.

Në këtë listë është shtuar edhe Shqipëria si vend me rrezikshmëri të lartë ndërsa Serbia është hequr.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, me anë të një postimi në rrjëtet sociale shprehet se “përrallat e qeverisë” nuk i beson më njeri.

Postimi i plotë:

“INFORMACION PER QYTETARET QE DO UDHETOJNE DREJT ZVICRES!

Zvicra ka shtuar Shqipërinë në vendet me karantinë të detyrueshme, nëse hyn në territorin e saj.
Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit.

Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria si vend me rrezikshmeri te larte. Pra perrallat e Edi Rames se jemi vendi me i suksesshem nuk i beson njeri dhe kjo faktohet ne listat e zeza ku hyn vendi yne.

Cdo kush që ka qëndruar në Shqipëri deri në 14 ditë para hyrjes në Zvicër, ka detyrimin të karantinohet për 10 ditë. Nuk vlen as bërja e tamponit, sic bëjnë disa vende, por kërkohet automatikisht karantinim.

Pra pavaresisht vetelavderimit qesharak te ministres per suksese te arritura, as tamponi qe behet ketu
nuk eshte i besueshem!

Mosrespektimi i karantinës ndëshkohet me gjobë 10 mijë franga zvicerane.

Prandaj cdo qytetar që do udhëtojë drejt Zvicrës, duhet ta ketë parasysh këtë vendim të qeverisë zvicerane. Në kushte normale këtë informacion duhet ta japë qeveria jonë për shtetasit e vet. Por fatkeqësisht kjo qeveri nuk e ka aspak fokusin tek detyrimet e saj, njëlloj sic nuk i informoi qytetarët që udhëtonin drejt Greqisë.”

Shtuar më 18/08/2020, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori