“Ishte e frikshme”, banorët e Tiranës rrëfejnë përjetimet gjatë tërmetit që shkundi kryeqytetin

Lëkundja e tërmetit që tronditi vendin mbrëmjen e sotme u ndje shumë në kryeqytet nisur edhe nga fakti se epiqendra ishte pranë Klosit si edhe thellësisë së vogël. Shumë qytetarë kanë dalë nga shtëpitë të frikësuar, ndërsa lexues të AlbEu.com kanë treguar eksperiencën e tyre me tërmetin.

“Ishte I fortë, u lëkund abazhuri shumë”, shprehet një lexues në inboxin e faqes teksa kishim pyetur se si e kishin përjetuar tërmetin.

“Te 21 Dhjetori në Tiranë u ndje shumë”, shprehet një tjetër, ndërsa një lexuese nuk lë pa përmendur faktin se kishte dalë menjëherë jashtë.

“Ishte e fortë, shyqyr që zgjati pak”.

Pritet reagimi nga Instituti i Sizmiologjisë për të caktuar magnitudën e saktë pasi raportimet e deritanishme janë prej institituteve sizmiologjike të shteteve përreth.

Paraprakisht u raportua se lëkundja kishte një magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 23:14