LAJM I FUNDIT/ Ky është 21-vjeçari që vrau Genc Mhillajn në Shkodër
Hetimet paraprake të policisë në lidhje me vrasjen e Genc Mhillajt kanë çuar në një emër si autor të vrasjes.

Policia njoftoi se është identifikuar autori i cili është Jozef Mujeci 21 vjeç, nga Torovica dhe se po punohet për kapjen e tij.

Dyshohet se mund të ketë qenë një konflikt i tre ditëve më parë me një grup djemsh ai që i ka kushtuar jetën 47-vjeçarit Genc Mhillaj nga Torovica e Shkodrës. Policia hetoi rreth këtij fakti duke shkuar tek emri i Jozef Mujecit. /Albeu.com/
Shtuar më 06/10/2016, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori