Vëllai vret vëllanë me armë gjahu
Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në kryeqytet, ku nga raportimet e para bëhet me dije se vëllai ka vrarë vëllanë me armë gjahu. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

"Më datë 02.06.2016, ora 17:25, në Valias të vjetër, në rrugën e Rinasit, shtetasi Afrim Kallari, i datëlindjes 1979, ka vrarë me armë zjarri “çifte”, vëllain e tij E.Kallari, 1980.

Autori u kap dhe u shoqerua në Komisariatin Nr.5. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në deklaratën e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori