Vdes 18-vjeçarja pas operacionit, nisin hetimet ndaj mjekes
Një vajzë vetëm 18-vjeç ka humbur jetën pas operacionit.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Elbasanit dhe familjarët kanë akuzuar mjeken që bëri operacionin.

Oficerët e Komisariatit të Policisë Elbasan dërguan në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “mjekimi i pakujdesshëm" mjeken me inicialet J. K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja K. I. Por pacientja ka ndërroi jetë pak pas operacionit.

Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /albeu.com/

Shtuar më 10/07/2017, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori