LAJM I FUNDIT/ U arratis nga komisariati por Stresi i shpëton burgut
Pas arratisjes nga komisariati nr.4 i policisë, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artitit si Stresi, bënte një jetë normale.

Reperi i cili ishte dënuar me dy muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, tashmë ka marrë vendimin përfundimtar nga Apeli. Në seancën e mbajtur sot, Stresi është dënuar me 18 muaj shërbim prove.

I njohur për problemet dhe përplasjen me policinë, Stresi rreth një vit e gjysmë më parë u hodh nga kati i dytë i komisariatit. Ai ishte shoqëruar për verifikime pasi dyshohej se kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, por në kohën e veprimeve të oficerëve të policisë, 28-vjeçari ka mundur të arratiset.

Më pas ai u shpall në kërkim dhe për këtë çështje u dënua sot nga Apeli. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2016, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori