Sikundër u paralajmërua edhe një ditë më parë nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja se do të merrte një urdhër të dytë nëse
situata do të ishte kritike, tashmë çdo gjë është konfirmuar.
Për shkak të
gripit do të zgjatet edhe pushimi, duke lënë të kyçur çedhet,
kopshtet,
shkollat dhe universitetet.
Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të masave për parandalimin e virusit të
gripit, vendosi që çerdhet,
kopshtet dhe
shkollat të qëndrojnë të mbyllura, pasi moti i ftohtë krijon kushte të favorshme për përhapjen e virusit. Por duket se
situata është rënduar edhe më tej, pasi është shtyrë pezullimi i mësimit edhe për një javë tjetër.
Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se ky vendim do të zbatohet për çerdhet,
kopshtet,
shkollat dhe universitetet, raporton "Vizion Plus". Po ashtu do të jetë pushim edhe për njërin nga prindërit e fëmijës së mitur, që punon në administratë.
Shifrat e fundit tregojnë se 10 persona janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa është konfirmuar se 8 prej tyre janë prekur nga gripi AH3N2.
Shtuar më 06/01/2017,
ora 16:38