Ka frikë makinën, por i jep avionit! Shqiptarja pilote në qiejt e Italisë

Nabjana Shabani është një menaxhere dhe bizesmene e suksesshme në Tiranë por ajo prej një viti ka nisur një sfidë të “çmendur”; trajnohet për të pilotuar avion privatë. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’, Nabjana rrëfeu mbi shkollën e pilotimit në Romë, pse e mori këtë vendim, por edhe paragjykimet që vijnë nga pas.

“Sapo them që jam duke bërë një shkollë pilotimi në Romë, për këtë arsye po hyjë në shtetin tuaj më thonë ‘Ah, do të bësh stjuardesë’. Mendojnë se një femër nuk mund të bëhet pilote, por është shumë e gabuar. Nëse po e bëj unë, kushdo mund ta bëj.” – shprehu Shabani, duke theksuar se plot krenari nxjerr dokumentat që vërtetojnë se ajo po shkollohet për tu bërë pilote drejt personave që dyshojnë te ajo.

E bija e piktorit të shquar Rakip Shabani tha se gjithmonë ka ëndërruar të bëj këtë gjë, dhe madje shprehu se babai ka qenë shtysa më e madhe duke i thënë “hypi avionit, mos çaj kokë”. Ndonëse është ende në pritje të marrjes së teorisë, Nabjana shprehu se shpresoj të nis më pas edhe fluturimet komerçiale dhe për pasojë ta kthej kët passion në profesion.

“Nga dëshira për të bërë diçka të re, unë nuk e duroj dot monotoninë. Udhëtimet kanë qenë një element shumë i rëndësishëm. Unë në avion ndihem shumë komod dhe e sigurt. Unë nuk di t’i jap makinës.” – tha Shabani.

Ndërkohë ajo kujtoi edhe momentin më të rëndësishëm teksa drejtonte në avion; kur kreu uljen e parë të suksesshme e vetme.

“Kaq qenë një adrenalinë e bukur, jo ndjesi frike. Pjesa më e vështirë është ulja dhe kur e kam kryer për herë të parë ka qenë një super adrenalinë. Avionët që ne studiojmë tani janë me mjete analoge, nuk ka radar, çdo gjë matet me sy. Ti mund të jesh shumë poshtë, mund të jesh shumë lartë, mund të rrezikosh dhe jetën tënde në ato momente. Dhe kur kam bërë uljen time të parë të saktë, që kam dalë me këmbët e mia nga avioni, ka qenë momenti që thashë se nuk do e lija më kurrë.”

 


Shtuar 19.04.2022 18:20