LAJMI I FUNDIT / Punonjësi i rafinerisë së naftës në Fier hipën në oxhak, kërcënon se do hidhet (VIDEO)
Një punonjës i Uzinës së Përpunimit të
Naftës në
Fier ka hipur në oxhakun e rafinerisë rreth 40-50 metra të lartë dhe ka kërcënuar se do të
hidhet.
Sipas medieve mësohet se shtetasi në fjalë ka në dorë një shishe benzinë.
Agim Myredini ka thënë se ka 3 muaj që nuk ka marrë rrogën në një vend në të cilin punon për më shumë se 30 vitesh.
Ai është filmuar duke bërtitur "jo", "jo", ndërsa kolegët e tij thonë se "ai është më i përvëluari" mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2017,
ora 09:23