Gjendet trupi i pajetë i një 50 vjeçari tek Liqeni Artificial
Pëlqej
Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë paradites së sotme, pasi ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial. Kanë qënë blutë e Tiranës, ku pas një telefonate, kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial.

"Më datë 04.1.2016, rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.

Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial".

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin E.R., 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Per kete rast janë njoftuar polumbarët për nxjerrjen e trupit. /albeu.com/



Shtuar më 04/01/2017, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori