Fullani fiton me gjyq 12 paga dëmshpërblim
Update/Ish-guvernatori Ardian Fullani do marrë 12 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë.

Ky vendim u dha nga Gjykata Administrative e shkallës së Parë, pas kërkesës së Fullanit, për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

10:56: Fullani nuk rikthehet në detyrë, s'ka dëmshpërblim

Paraditen e sotme, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-guvernatorit Fullani, për rikthim në detyrë dhe dëmshpërblim.

Kujtojmë këtu faktin se ish-guvernatori Fullani kërkoi rikthim në detyrë dhe dëmshpërblim prej 15 milion lekësh për dëmin moral.

Gjykata ka deklaruar se padia e Fullanit është bërë jashtë afateve./albeu.com/

Shtuar më 02/06/2016, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori