LAJM I FUNDIT/ Aksident në Vlorë, betonierja përplas për vdekje qytetarin me biçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku mësohet se ka humbur jetën një person.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një makinë betoniere ka përplasur një qytetar duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëherëshme.

Mjeti mësohet se ishte duke lëvizur në drejtim të Ujit të Ftohtë kur ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Automjeti i ka shtypur kokën dhe pamjet kanë qenë rrëqethëse. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve./albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori