Dita e sotme për një
familje nga
Hasi ka qenë e bekuar pasi kanë ardhur në tre trenjakët e tyre, një djalë dhe dy vajza. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se tashmë familja do të bëhet përfituese e çekut 360,000 lekë të reja.
“Gëzim i trefishtë për familjen nga
Hasi, për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trenjakëve Marleo, Ajla dhe Anea në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkë me çekun e
bebes 360,000 lekë të reja
Nga viti 2019 kur filloi programi universal i bonusit të
bebes, më shumë se 65,000
familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë përfituar shpërblimin financiar për çdo të porsalindur, nga 40,000-120,000 lekë‘, shkruan Manastirliu.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 10:57