Lajm i bukur nga QSUT, foshnja 5-muajshe del me sukses nga operacioni në zemër
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të mirë nga QSUT, ku një foshnje 5 muajshe i është nënshtruar një ndërhyrje mjaft të komplikuar në zemër e cila ka rezultuar e suksesshme.

“Çfarë lajmi fantastik për Emelin e vogël, familjen e saj por edhe të shërbimin mjekësor në QSUT, ku jo vetëm nuk është ndalur puna në kohën e epidemisë por operacione mjaft të komplikuara në zemër arrijnë të kryhen me sukses.

Në ditën botërore të zemrës, ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT ka realizuar ndërhyrjen e suksesshme tek Emeli vetëm 5 muajsh, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë dhe është gati të kthehet në shtëpi’, shkruan ministrja.
Shtuar më 29/09/2020, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori